Ministrja Bajrami priti në takim kryetarin e Njësisë Administrative të Shëngjinit, Tonin Uldedaj

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami priti sot në takim kryetarin e Njësisë Administrative të Shëngjinit z. Tonin Uldedaj. Në takim u diskutua rreth shqyrtimit të mundësive për shfrytëzimin e Portit të Shëngjinit nga bizneset kosovare.

Kryetari Uldedaj njoftoi Ministren Bajrami rreth përpjekjeve që po bën komuna e Shëngjinit sa i përket rritjes së kapaciteteve përpunuese të Portit të Shëngjinit dhe përmirësimit të shërbimeve të këtij porti.

Ministrja Bajrami theksoi se Qeveria e Kosovës, gjegjësisht Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është tejet e përkushtuar në mbështetjen e bashkëpunimit sa më të madh në mes bizneseve nga Kosova me ato të Shqipërisë duke shprehur gatishmërinë e plotë për të ndihmuar në çdo aspekt iniciativat që kanë për qëllim shtimin e shkëmbimeve tregtare në mes të dyja vendeve.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors