Ministrja Bajrami priti në takim kryetarin e Vitisë, Sokol Halitin

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë priti në takim kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Halitin. Në takim u diskutua për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Komunës së Vitisë në zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin e sektorit privat në këtë komunë. 

Ministrja Bajrami e njoftoi kryetarin Haliti lidhur me projektet e MTI-së që kanë të bëjnë me fuqizimin e ndërmarrjeve dhe lehtësimin e aktivitetit afarist përmes krijimit të politikave favorizuese për bizneset. Në mes tjerash, Ministrja Bajrami shtoi poashtu se MTI po mbështet komunat e Republikës së Kosovës në ndërtimin e parqeve industriale të cilat u ofrojnë kushte të përshtatshme infastrukturore bizneseve nga vendi dhe atyre nga jashtë.

Kryetari Haliti shfaqi interesimin e komunës që ai drejton që të punojë ngushtë me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në themelimin e parkut industrial në Viti, i cili do të jetë një shtytje tejet e rëndësishme për rritjen e aktivitetit ekonomik dhe zhvillimin e përgjithshëm të kësaj komune.

Ministrja Bajrami shprehu zotimin e plotë të MTI-së dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për të mbështetur komunën e Vitisë në jetësimin e këtij synimi si dhe të projekteve tjera që kanë për qëllim zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës në Komunën e Vitisë. 
  
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors