Ministrja Bajrami priti në takim përfaqësuesit e BERZH-it

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti në takim zyrtarët nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) të udhëhequr nga Lin O’Grady dhe Elena Petrovska.

Në takim u diskutua rreth bashkëpunimit të MTI-së me BERZH-in me qëllim të rritjes së investimeve në përmirësimin e infrastrukturës për punë të bizneseve.

Një nga pikat kryesore të diskutimeve ishte financimi i projektit për zgjerimin e Parkut të Biznesit në Drenas, projekt ky në të cilin MTI është e angazhuar.

Ministrja Bajrami ua shpjegoi bashkëbiseduesve rëndësinë që ka ky projekt në tërheqjen e investimeve të huaja dhe krijimin e vendeve të punës në Kosovë.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e BERZH-it shprehën interesimin e tyre për bashkëpunim me MTI-në në financimin e projekteve të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.  

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors