Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot në takim udhëheqësit austriakë të kompanisë “Eco-group Kosova”
Drejtuesi i kësaj kompanie, Jurgen Huber bashkë me bashkëpunëtorë, prezantuan projektet e tyre investive dhe ecurinë e planit për ndërtimin e fabrikës për përpunimin e frutave të thata në komunën e Pejës, projekt i cili do të kontribuojë në krijimin e vendeve të reja të punës. Në anën tjetër, ministrja Bajrami i informoi afaristët në lidhje përmirësimin e klimës së të bërit biznes në vendin tonë. Ajo i inkurajoi investitorët për të vazhduar aktivitetin e tyre investiv dhe tha se qeveria e Kosovës do të jetë në gatishmëri të plotë për të ndihmuar secilin investitor të interesuar për investime në Kosovë.
