Ministrja Bajrami priti në takim udhëheqësit e Shoqatës së Verëtarëve të Kosovës

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, u takua me udhëheqësit e Shoqatës së Verëtarëve të Kosovës “Enologjia”, të udhëhequr nga kryetari i shoqatës, Fejzullah Berisha; nënkryetari, Nevzat Haxhijaha dhe sekretari, Bejtullah Haxhimurati.

Ministrja Bajrami i njoftoi verëtarët kosovarë lidhur me politikat e ndërmarra deri tani nga Qeveria e Kosovës në përmirësimin e mjedisit afarist dhe zhvillimin ekonomik. Ajo shtoi se deri tani janë arritur rezultate të konsiderueshme, efektet e të cilave po i ndjejnë bizneset. Udhëheqësit e shoqatës “Enologjia” falënderuan ministren Bajrami për pritje si dhe për angazhimin institucional sa i përket lehtësimit të punës së bizneseve. Ata theksuan se sektori i verëtarisë në Kosovë ka avancuar ndjeshëm dhe se trendi i rritjes është mjaft optimistë. Përfaqësuesit e kësaj shoqate folën edhe rreth sfidave me të cilat po përballen aktualisht sa i takon eksportit të produkteve të tyre në tregjet e jashtme dhe kërkuan mbështetjen e qeverisë së vendit në tejkalimin e tyre. Ministrja Bajrami u zotua se MTI dhe institucionet qeveritare do të angazhohen me seriozitet të lartë në trajtimin e të gjitha kërkesave që bien në kompetencat e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors