Ministrja Bajrami priti në takim zv.ministren Statovci-Demaj

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot në takim zv.ministren e Integrimit Evropian, Anila Statovci Demaj.Temë e takimit ishte thellimi i bashkëpunimit ndërinstitucional me qëllim të zbatimit të Agjendës Evropiane të Reformave. Bashkëbiseduesit u informuan nga ministrja Bajrami për progresin e arritur në kuadër të MTI-së për implementimin e kësaj agjende.

Po ashtu, Ministrja Bajrami tregoi për masat e ndërmarra nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për implementimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim.

Në kuadër të këtij takimi u diskutuan edhe mundësitë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare që do të ndikonin në zhvillimin ekonomik të vendit.

Bashkëbiseduesit kanë shprehur gatishmërinë e thellimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në mes të dy ministrive.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors