Ministrja Bajrami priti në takim zyrtarët nga “Fondacioni Heritage”

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, znj. Hykmete Bajrami, priti sot në takim një delegacion nga “Fondacioni Heritage” me seli në Uashington i kryesuar nga z. Jack Spencer, zëvendës president i Institutit për Liri Ekonomike dhe Mundësi dhe z. Anthony B. Kim, Menaxher i Hulumtimeve dhe Analist i lartë i Politikave në këtë organizatë.

Në takim u diskutua rreth forcimit të bashkëpunimit në mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe “Fondacionit Heritage,” organizatë e cila në partneritet me “The Wall Street Journal” analizon performansën e politikave tregtare të shteteve të ndryshme të botës dhe bën publikimin e hulumtimit vjetor “Indeksi i Lirisë Ekonomike.” Kosova është përfshirë për herë të parë në këtë vlerësim për vitin 2016 dhe është renditur në vendin e 84 nga gjithsejt 186 vende të botës të përfshira në këtë raport. Ministrja Bajrami e mirëpriti publikimin e këtij raporti në të cilin Kosova, pavarësisht se përfshihet për herë të parë, është ranguar më mirë se shumë shtete nga rajoni. Znj. Bajrami i njoftoi mysafirët me ecurinë e reformave që po ndërmerr Qeveria e Kosovës në funksion të përmirësimit të rrethinës së gjithmbarshme të të bërit biznes me qëllim rritjen e aktivitetit ekonomik dhe tërheqjen e investimeve të huaja direkte në vendin tonë. Ministrja shprehu gatishmërinë e plotë të Qeverisë së Kosovës për të bashkëpunuar ngushtë me “Fondacionin Heritage” në mënyrë që indikatorët të cilët analizohen nga kjo organizatë të përmirësohen sa më shumë. Në anën tjetër, zyrtarët nga Fondacionit Heritage shprehën gatishmërinë e tyre për të asistuar institucionet e Kosovës në përmirësimin e indikatorëve në fusha për të cilat ka ende nevojë për reforma me qëllim të pozicionimit sa më lartë të Kosovës në kuadër të Indeksit për Liritë Ekonomike.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors