Ministrja Bajrami priti në takim zyrtarin e ambasadës Bullgare, z. Valeri Hristov

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot në takim zyrtarin nga ambasada e Bullgarisë në Prishtinë, Valeri Hristov.

Në takim u diskutua për intensifikimin e mëtejmë të marrëdhënieve ekonomike në mes Kosovës dhe Bullgarisë me theks të veçantë krijimin e kushteve të përshtatshme për rritjen e prezencës së investitorëve nga Bullgaria në Kosovë. Ministrja Bajrami i shpjegoi musafirit për përmirësimet e ambientit të biznesit që janë bërë dhe po bëhen nga Qeveria e Republikës së Kosovës, dhe shprehu gatishmërinë e qeverisë së vendit që ta bëjë sa më të lehtë procesin e investimeve në Kosovë qoftë nga kompanitë e huaja si dhe ato vendore. Z. Hristov tha se ka interesim të kompanive nga Bullgaria për të investuar në Kosovë dhe u zotua se do të punojnë ngushtë me qeverinë e Kosovës që investimet bullgare në vendin tonë të shënojnë rritje, sidomos në fushën e prodhimit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors