Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti një delegacion të investitorëve të huaj dhe nga diaspora kosovare, të udhëhequr nga, z. Alex Ikonomidis, z. Leonidas Kontos dhe z. Riza Smajli.
Afaristët shprehën interesimin e tyre për të investuar në fushën e energjisë së ripërtërishme dhe u interesuan për informata rreth ambientit të të bërit biznes në vendin tonë. Ministrja Bajrami i informoi mysafirët se Kosova ka ndërtuar një legjislacion të mirë, ka krijuar politika të favorshme fiskale dhe ofron një trajtim shumë të mirë për investitorët e huaj dhe ata vendorë. Ajo shtoi se Qeveria e Republikës së Kosovës inkurajon investitorët e huaj që të zgjerojnë investimet e tyre në Kosovë sepse vendi ynë ka parakushte mjaft të mira dhe është një vend miqësor për investitorët.