Ministrja Bajrami raportoi në Komisionin Parlamentar për Stabilizim Asociim

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka raportuar sot në Komisionin Parlamentar për Stabilizim Asociim të Kuvendit të Republikës së Kosovës, lidhur me punën e bërë deri më tani nga MTI-ja dhe dikasteret e saj në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit si dhe Agjendës Evropiane të Reformave.  

Ajo u ndal tek kapitujt të cilët bien në mandatin e MTI-së, përkatësisht Planit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së (PKZMSA), që është miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës më 10 mars 2016, si dhe PKZMSA-së të vitit 2017, i miratuar nga Qeveria e Kosovës në këtë muaj. 

Ministrja Bajrami tha se në përputhje me planin është punuar në informimin e bizneseve për MSA-në dhe kërkesat e tregut të BE-së, ku janë realizuar gjashtë takime me bizneset të cilat janë informuar me elementet kryesore të MSA-së dhe kriteret e standardet të cilat kërkohen nga tregu i BE-së në mënyrë që produktet të mund të plasohen në këto tregje. “Janë përzgjedhur gjashtë sektorët industrialë me potencial më të madh për eksport për t’u informuar, si: përpunimi i drurit, përpunimi i metalit, përpunimi i ushqimit dhe pijet, teknologjia informative dhe e komunikimit, produktet e ndërtimit dhe tekstili”, tha ministrja, duke konfirmuar edhe vazhdimin e angazhimit të MTI-së për informimin e bizneseve edhe përmes nën grupeve që ekzistojnë për konsultime me bizneset si dhe faktin se MTI e ka të caktuar një orar të rregullt për informimin e bizneseve lidhur me MSA-në brenda MTI-së. 

Znj. Bajrami nënvizoi se është punuar seriozisht në adresimin e të gjithë kapitujve. Ajo tha se është punuar në fusha të rëndësishme që i takojnë Kapitullit 1, përkatësisht, Lëvizjes së Lirë të Mallrave, si: Konformiteti, Metrologjia, Akreditimi, Standardizimi, Inspektorati i Tregut, por edhe çështjet e përgjithshme që kanë të bëjnë me adresimin e sfidës së raportit të vendit 2016 për ngritje të vetëdijes së bizneseve për infrastrukturën e cilësisë. Me këtë rast, Ministrja tha se MTI do të vazhdojë me aktivitete të përbashkëta për dikasteret e lartpërmendura.

Më tutje, ministrja Bajrami foli edhe për rezultatet e punës lidhur me kapitullin 3, përkatësisht, Lirisë së Ofrimit të Shërbimeve; Kapitullin 6, që ka të bëjë me të drejtën e kompanisë; Kapitullin 7 që merret me të drejtën e Pronësisë Industriale; Kapitullin 20 që lidhet me Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale; Kapitullin 28 që adreson çështjet që kanë të bëjnë me Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Shëndetit; si dhe me Kapitullin 30, që ka të bëjë me Marrëdhëniet me jashtë, ku Bajrami theksoi se sfidë e identifikuar është çështja e anëtarësimit në Organizatën Botërore të Tregtisë duke folur edhe për përgatitjet e bëra në këtë drejtim.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors