Ministrja Bajrami takoi ambasadorin slloven, Miljan Majhen

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, znj.Hykmete Bajrami, takoi ambasadorin e Sllovenisë, z. Miljan Majhen, të cilin e njoftoi me prioritetet strategjike të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Ambasadori Majhen e njoftoi ministren për një vizitë, që do të zhvillojë në shtator të këtij viti, në Kosovë, ministri i ekonomisë së Sllovenisë. Ministri slloven do të jetë i shoqëruar nga një delegacion biznesmenësh sllovenë në fusha të ndryshme të zhvillimit ekonomik, si në energji solare, menaxhim të mbeturinave, menaxhim të ujit si dhe në sektorin e përpunimit të ushqimit. Gjithashtu, do të ketë një takim mes ministrit të ekonomisë së Sllovenisë dhe ministres së Tregtisë dhe Industrisë.

Ministrja Bajrami u zotua se do të vazhdojë përpjekjet e saj për të ofruar një ambient të sigurt për të gjithë investitorët që zgjedhin vendin tonë për të investuar kapitalin e tyre, duke përmirësuar ambientin e të bërit biznes, si parakusht për tërheqjen e investimeve të jashtme në Kosovë. Ministrja Bajrami, po ashtu, ka vlerësuar rolin e Sllovenisë për progresin e gjithanshëm në Kosovë, dhe ka theksuar gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të thelluar më tej bashkëpunimin ekonomik.

Ajo shprehu interesimin që marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve tё intensifikohen edhe më tej.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors