Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami dhe ministrja për dialog Edita Tahiri u takuan me znj. Myzejen Konduri.
. Në takim u bisedua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet bizneseve të përfaqësuara nga gratë në territorin e Shqipërisë dhe të Kosovës. Ministrja Bajrami e njoftoi mysafiren për marrëveshjen bilaterale të arritur para pak ditësh në Tiranë në mes Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë të Republikës së Kosovës dhe Ministrsë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes së Shqipërisë për Nxitjen dhe Mbrojtjen e Investimeve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, me të cilën synohet intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik në interesin e përbashkët të të dy vendeve si dhe krijimi i kushteve të favorshme për investime në vendet respektive. Ajo, theksoi se do të vazhdohet me të gjitha aktivitetet që janë në dobi të bizneseve të të dyja vendeve. Po ashtu, ministrja Bajrami e informoi znj. Konduri edhe për panairin “Gratë në Biznes” që do të mbahet në fillim të qershorit dhe e inkurajoi për pjesëmarrje të bizneseve nga Shqipëria të përfaqësura nga gratë me qëllim të afirmimit edhe të vlerave turistike, tradicionale, të artizanateve me të cilat disponon Shqipëria.