Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, sot pati një takim lamtumirës me shefin e Misionit të Organizatës Ndërkombëtare të Migrimit (IOM), Jorge Baca Vaughan, dhe njëkohësisht një takim njoftues me shefen e re, znj. Tajma Kurt, me të cilën bashkëbisedoi për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.
Ministrja Bajrami vlerësoi mbështetjen e IOM-it për Kosovën, që prej përfundimit të luftës, dhe theksoi nevojën e vazhdimit të bashkëpunimit mes kësaj organizate dhe Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, përmes programeve të ndryshme që IOM i realizon në Kosovë.