Ministrja Bajrami priti sot në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Zejtarëve dhe Afaristëve të Prizrenit. Temë diskutimi ishte krijimi i mundësive më të mira për zhvillimin e afarizmit në komunën e Prizrenit.
Ministrja Bajrami i informoi afaristët Prizrenas rreth reformave ekonomike që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës lidhur me përmirësimin e mjedist afarist, reforma të cilat po e lehtësojnë në vazhdimësi punën e ndërmarrjeve kosovare.
Ajo tha se tani edhe përmes pakos së re fiskale 2.0 do të zgjerohet dukshëm gama e përfitimeve për ndërmarrjet kosovare, sidomos ato prodhuese, duke kriuar parakushte për rritje të punësimit dhe prosperitetit për ndërmarrjet.
Nga ana e tij, kryetari i Shoqatës së Zejtarëve dhe Afaristëve të Prizrenit, Sami Dida falënderoi ministren Bajrami për angazhimet e qeverisë në drejtim të përmirësimit të mjedisit afarist, dhe tha se afaristët nga Prizreni janë të interesuar për të bashkëpunuar me institucionet e vendit në mënyrë që të kontribuojnë së bashku për zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës.