Ministrja Bajrami vizitoi Komunën e Lipjanit

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, znj. Hykmete Bajrami, vizitoi sot Komunën e Lipjanit.

Ajo u prit nga kryetari i kësaj komune, z. Imri Ahmeti. Në takim u diskutua për forcimin e bashkëpunimit institucional mes MTI-së dhe Komunës së Lipjanit, në funksion të përmirësimit të ambientit të të bërit biznes në këtë komunë. Kryetari Ahmeti e informoi ministren Bajrami me punët që janë bërë dhe po bëhen nga Komuna e Lipjanit, sa i përket lehtësimit të aktivitetit afarist të bizneseve. Ai po ashtu informoi për përgatitjet që ka bërë komuna që ai drejton për licencimin e Zonës Ekonomike në Lipjan, për të cilën kërkoi mbështetjen e MTI-së. Nga ana tjetër, ministrja Bajrami u zotua se Qeveria e Republikës së Kosovës do të punojë ngushtë me Komunën e Lipjanit dhe me të gjitha komunat e Kosovës, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës dhe përmirësimit të kushteve të punës së bizneseve.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors