Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe Ambasadori Zviceran, Thomas Kolly, nënshkruan marrëveshjen për fazën e tretë të projektit Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE).

Fillimisht, Ministrja Hajdari e falënderoi Qeverinë Zvicerane me Agjencinë për Zhvillim dhe Bashkëpunim, për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë për zhvillimin e sektorit privat, ngritjen e kapaciteteve, hartimin e politikave të turizmit, si dhe mbështetjen e promovimit të turizmit të produkteve vendore.

Ajo ishte mirënjohëse për punën e shkëlqyeshme të bashkëpunimit zviceran në sektorin e turizmit dhe theksoi se ndër prioritet tjera, sektori i përpunimit të ushqimit dhe sektori i turizmit luajnë rol tejet të rëndësishëm.

‘’Ngritja e konkurrueshmërisë së sektorit privat, aftësimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për të diversifikuar produktet dhe shërbimet, si në tregun e brendshëm ashtu edhe në tregjet e jashtme, janë parakushtet kryesore për rritjen e eksporteve dhe të ardhurave kombëtare’’ shtoi ministrja.

Ministrja Hajdari tha se është duke u punuar në hartimin e politikave dhe përmirësimin e kornizës ligjore të industrisë dhe turizmit, në zhvillimin dhe promovimin e brendit të turizmit, si dhe në identifikimin e zonave dhe lokacioneve me përparësi të këtij sektori.

‘’Tani në fazën post-pandemike, rekuperimi i këtij sektori përben mundësi të reja për rritje dhe punësim te mëtutjeshëm’’ shtoi ajo.

Për të shfrytëzuar potencialet e turizmit natyror dhe kulturor, si qelës për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, përmes strategjisë së re kombëtare të turizmit përfshihet përkrahja e turizmit rural, përfshirë mbështetjen në ndërtimin e bujtinave, rritjen e kapaciteteve akomoduese, mbështetjen në ngritjen e kapaciteteve njerëzore, si dhe nxitjen e institucioneve përgjegjëse në rregullimin e infrastrukturës në destinacionet turistike.

MINT do të jetë pro-aktive për të siguruar mbarëvajtjen e projektit PPSE, për ta siguruar arritjen e rezultateve të synuara që do të kontribuojnë në zbatimin e strategjisë kombëtare të turizmit.

Sukses dhe punë të mbarë ekipit zbatues të projektit PPSE.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors