Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, vizitoi kryetarin e komunës së Gjilanit, Alban Hyseni

Qëllimi i takimit ishte bashkëpunimi në mes të nivelit qendror dhe atij lokal, në veçanti identifikimi i mundësive për mbështetjen dhe krijimin e infrastrukturës së përshtatshme fizike, për zhvillimin e ndërmarrjeve fillestare, mikro, të vogla dhe të mesme në komunën e Gjilanit.

Në kuadër të reformës për zhvillimin e Parqeve Industriale e Teknologjike dhe Inkubatorëve të Biznesit, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, është duke i ndërtuar dhe sjellur në funksion parqet industriale dhe teknologjike të çertifikuara shumë vite më parë si zona ekonomike, si dhe duke themeluar parqe industriale e teknologjike të reja në hapësirat në pronësi komunale dhe qeveritare, dhe inkubatorë të biznesit në profilet e ndryshme në shërbim të nevojave të industrisë.

Kryetari Hyseni, në bashkë bisedim me Ministren Hajdari, prezantoi planet komunale dhe arritjet në komunën e Gjilanit dhe mirëpriti njoftimet lidhur me objektivat dhe progresin e arritur nga MINT, në krijimin e parqeve industriale e teknologjike, në komunat e ndryshme në Kosovë, me synim:

-Nxitjen e investimeve;

-Promovimin e teknologjive të avancuara, aktiviteteve të prodhimit dhe përpunimit, inovacionit dhe shërbimeve me vlerë të shtuar;

-Rritjen e punësimit dhe trajnimit;

-Lehtësimin e bashkëpunimit ndërmjet bizneseve; si dhe

-Rritjen e konkurrencës dhe eksporteve.

Jemi të angazhuar maksimalisht për të shpalosur potencialin e shumë zonave të rëndësishme në vend, përmes qasjes strategjike të investimit, menaxhimit dhe administrimit, për të rritur kështu përformancën e duhur të të gjitha parqeve industriale e teknologjike në shërbim ndaj bizneseve dhe investitorëve vendor, nga diaspora dhe të huaj, në Republikën e Kosovës.

 

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors