Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, së bashku me kryetarin e komunës së Gjilanit z. Alban Hyseni, vizituan biznesin “Flexograf”.
Kompani kjo që merret me shërbimet e brendimit dhe paketimit për industritë ushqimore dhe ato jo ushqimore. Një sukses tjetër për zhvillimin ekonomik, dhe punësimin e të rinjve tanë në Kosovë.
Qasja dhe teknologjitë inovative që po përdoren, bashkë me kapacitetet e kompanive tona për të operuar në tregun vendor dhe atë ndërkombëtar, janë tregues të qartë të klimës së favorshme të të bërit biznes në Kosovë.








