Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, së bashku me kryetarin e komunës së Gjilanit z. Alban Hyseni, vizituan fabrikën e mirënjohur të prodhuesit të ujit “DEA”.
Një fabrikë me mbi 200 punëtorë, e me trend pozitiv të eksportit në tregun evropian, e cila shquhet për teknologji moderne të prodhimit, dhe suksese të jashtëzakonshme të promovimit në tregun vendor e ndërkombëtar.







