Ministrja e MINTI-t ka takuar përfaqësuesit e Bankës Botërore

Prishtinë,
24/04/2026

 

Siç ka deklaruar ministrja Kusari-Lila se kanë biseduar për hapat konkretë, që po ndërmarrim për zhvillimin ekonomik të vendit dhe për zbatimin e marrëveshjes së fundit të miratuar në Kuvendin e Kosovës, e cila synon përmirësimin e infrastrukturës fizike për tregtinë, mbështetjen e sektorit privat, rritjen e investimeve dhe përmirësimin e infrastrukturës së cilësisë.

Sipas ministres, një fokus i veçantë do të jetë përmirësimi i kushteve për të bërit biznes edhe për kategoritë e nënpërfaqësuara, si fuqizimi i grave dhe të rinjve në ekonomi-çështje këto me prioritet për ne si ministri dhe për mua si drejtuese e këtij dikasteri.

Ajo është shprehur se në kuadër të kësaj marrëveshjeje do të realizohen edhe dy projekte konkrete: forcimi i kapaciteteve të Agjencisë së Metrologjisë së Kosovës (AMK) dhe përmirësimi i sistemeve për kontrollin e cilësisë së karburanteve, me qëllim rritjen e standardeve dhe mbrojtjen e konsumatorëve.

Gjithashtu, gjatë bisedës është trajtuar në detaje edhe për bashkërendimin e veprimeve dhe projekteve tona prioritare si MINTI për periudhën në vijim: zhvillimin e parqeve industriale ekologjike, krijimin e standardeve mjedisore, modelet e menaxhimit të parqeve, ngritjen e standardeve të operimit në zonat industriale të gjelbra, si dhe forcimin e mëtejmë të kapaciteteve të Inspektoratit të Tregut, avancimin e digjitalizimit dhe mbrojtjen e konsumatorit.

Gallery Image

Gallery Image

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors