Ministrja e MINTI-t priti në takim përfaqësuesit e lartë të TEB Bank Kosova

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), Mimoza Kusari-Lila, ka pritur në takim përfaqësuesit e lartë të TEB Bank Kosova, Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm, Deniz Tor, si dhe Drejtoren e Divizionit të Operacioneve Bankare, Özenç Alkan Aşık, me të cilët ka biseduar për rolin e sektorit bankar në mbështetjen e zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve publike dhe sektorit financiar për të përmirësuar qasjen e bizneseve në financa, veçanërisht të ndërmarrjeve prodhuese dhe ofruesve të shërbimeve, si sektorë me potencial të lartë për rritjen e eksportit dhe ngushtimit të deficitit tregtar.

Ministrja Kusari-Lila ka theksuar se në takim janë trajtuar mundësitë për bashkëpunim më të ngushtë me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, Fondin Kosovar për Garanci Kreditore, odat ekonomike dhe shoqatat e biznesit, me synim krijimin e instrumenteve më efektive financiare për sektorin privat.

Një pjesë e rëndësishme e takimit, sipas ministres, iu kushtua programeve për mbështetjen e bizneseve të reja (start-up) dhe grave ndërmarrëse, si dhe përgatitjeve për Konferencën rajonale për Gratë në Biznes, e cila do të organizohet në tetor, në bashkëpunim me G7. Po ashtu, në këtë drejtim janë diskutuar edhe mundësitë për përfshirjen e sektorit bankar në këtë iniciativë.

Ministrja ka ritheksur se është e përkushtuar të vazhdohet komunikimi dhe të thellohet bashkëpunimi për të avancuar agjendën e zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors