Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, z. Qemal Minxhozi

Ministrja Hykmete Bajrami priti sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, z. Qemal Minxhozi.

Në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, duke u ndalur konkretisht në ecurinë e punës së përbashkët të të dy qeverive në mënjanimin e pengesave tregtare të adresuara nga bizneset.

Ministrja Bajrami theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës, po punon me ritëm të lartë rreth kësaj teme dhe në bashkëpunim me institucionet qeveritare të Republikës së Shqipërisë, deri tani kanë arritur t’u japin zgjidhje një varg pengesave, të cilat janë konsideruar nga bizneset si frenuese të bashkëpunimit tregtar, sikurse: çështja e eksportit të qumështit, vezëve, produkteve farmaceutike, etj., si dhe çështjeve tjera që janë në proces të zgjidhjes sa më të shpejtë. Ministrja Bajrami nënvizoi nevojën që deri në mbledhjen e ardhshme të përbashkët mes dy qeverive të jenë zgjidhur të gjitha çështjet që kanë qenë të identifikuara dhe që horizonti i bashkëpunimit ekonomik  bilateral të zgjerohet në fusha të ndryshme, ku ka potencial.    

Ambasadori Minxhozi e falënderoi Qeverinë e Kosovës, për angazhimet e deritashme dhe shprehu gatishmërinë e shtetit shqiptar për të vazhduar me ngulm rrugën e nisur nga të dy qeveritë për zgjidhjen e çdo pengese, e cila vështirëson raportet ekonomike mes të dy vendeve. Ambasadori Minxhozi u pajtua po ashtu se përveç mënjanimit të pengesave administrative dhe tregtare, ka mjaft mundësi të zgjerimit të bashkëpunimit edhe në sektorë të ndryshëm ekonomik, si në turizëm, bujqësi etj.    

Bashkëbiseduesit u pajtuan që thellimi i bashkëpunimit ekonomik mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, duhet të jetë pjesë e rëndësishme e agjendave të të dyja vendeve.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors