Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti në takim përfaqësuesit e misionit të FMN-së

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti në takim përfaqësuesit e misionit të FMN-së, të udhëhequr nga Jacques Miniane, Shef i Misionit të FMN-së për Kosovë, në kuadër të Departamentit Evropian të FMN-së. Në takim përveç zyrtarëve nga Zyra Qendrore në Uashington, mori pjesë edhe përfaqësuesi rezident i FMN-së në Kosovë, Ruud Vermeulen.

Delegacioni i FMN u interesua ne veçanti për procesin në të cilën gjendet projekti  për Zhvillimin e Qendrës Turistike të Brezovicës,  si një projekt  me potencial të madh zhvillimor, për Ligjin për Investime Strategjike dhe për Fondin për Garantim të Kredive.

Ministrja Bajrami informoi delegacionin e Misionit të FMN-së për Kosovë, se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në realizimin e projektit të Brezovicës i cili ka rëndësi të madhe për ekonominë e Kosovës, dhe është duke punuar ngushtë me investitorin në përmbushjen e të gjitha afateve të parapara në marrëveshje.

Sa i përket Ligjit për Investime Strategjike, ministrja tha se aktualisht, Institucionet e Republikës së Kosovës kanë vështirësi të shumta për të nxitur dhe tërhequr investimet strategjike vendase dhe të huaja.  Këto vështirësi janë si pasojë e  procedurave të pafavorshme, dhe të komplikuara për realizimin e investimeve të huaja në Kosovë.
Prandaj me këtë ligj parashihen procedura më të thjeshta për  bartjen në shfrytëzim të pronës shtetërore tek investitorët e huaj. Draft ligji është në diskutim publik dhe presim komentet nga të gjithë të interesuarit, u deklarua ministrja.

Bashkëbiseduesit kanë shprehur gatishmërinë e thellimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe FMN-së.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors