Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë priti në takim investitorët nga Italia

Ministrja Bajrami priti sot në takim presidentin e kompanisë italiane “NG Group”, Giannantonio Negretti me bashkëpunëtorë.

Në takim u diskutua për mundësinë e investimeve nga kompania italiane në Kosovë. Ministrja Bajrami i njoftoi afaristët nga Italia lidhur me mundësitë e mira që ofron Kosova për investitorët. Ajo përmendi përmirësimet e ndjeshme që ka bërë vendi në aspektin legjislativ, në politikat fiskale, në infrastrukturë, etj. Për më shumë, ministrja shtoi se Kosova posedon kapacitete të shumta njerëzore të cilat janë një aset i çmueshëm i cili i rrit përparësitë krahasuese të Kosovës. Musafirët nga Italia u shprehën të kënaqur me pritjen, klimën pozitive për investime dhe u shprehën shumë optimistë se do të investojnë në Kosovë duke kontribuar jo vetëm në krijimin e vendeve të reja të punës por edhe në trajnimin profesional të punëtorëve si dhe në transferin e dijes në sektorin e kozmetikës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors