Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, znj. Hykmete Bajrami, priti në takim eksperten e Vlerësimit të Ndikimit Rregullator (RIA)

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, znj. Hykmete Bajrami, priti në takim eksperten e Vlerësimit të Ndikimit Rregullator (RIA) znj.Slavica Penev, në kuadër të Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC), pjesë e Bankës Botërore, që përkrah aktivitetet e Institucionit të Kosovës për Administratë Publike.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i prioriteteve të ministres për reformimin e Kornizës Rregullatore, gjë që do të mundësonte perspektivën ekonomike dhe evropiane të Kosovës, krahas vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Znj. Penev është edhe autore e librit të saj “Perspektiva ekonomike dhe evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor”, të cilën e ka shkruar në bazë të hulumtimeve të saj dhe punës hulumtuese për të gjetur praktikat më të mira në rajon.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors