Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, znj. Hykmete Bajrami, u takua me ekspertin e Organizatës së Bankës Botërore

Sot, ministrja e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, znj. Hykmete Bajrami, priti në takim ekspertin e infrastrukturës së cilësisë kombëtare të Organizatës së Bankës Botërore z. Huseyin Ugur.

Ministrja Bajrami gjatë takimit e njoftoj  z. Huseyin Ugur me aktivitetet e ministrisë në lidhje me përmirësimin e infrastrukturës së cilësisë në vend. Infrastruktura e cilësisë kombëtare është bazë për zhvillimin e sektorit privat. Cilësia dhe siguria e produkteve, që prodhohen anë e mbanë Kosovës, është  objektiv dhe qëllim i Qeverisë së Republikës së Kosovës. Ajo tha se kjo ministri i po I jep rëndësi rregullimit të infrastrukturës ligjore, duke pasur parasysh se infrastruktura e cilësisë është bazë e domosdoshme dhe për zhvillimin e teknologjisë, prodhimit, shërbimeve dhe tregtisë.

Eksperti z. Huseyin Ugur e informoi ministren për infrastrukturën e cilësisë me të cilën duhet të jenë të pajisur edhe agjencitë, si ai i Metrologjisë, Standardizimit dhe Akreditimit. Infrastruktura ligjore e këtyre agjencive duhet të në përputhje me legjislacionin e vendeve evropiane.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors