Ministrja Hajdari mbajti takim virtual me përfaqësuesit e UNDP-së në Kosovë.

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), znj. Rozeta Hajdari ka zhvilluar një takim virtual me Përfaqësuesen Rezidente të UNDP në Kosovë znj. Maria Suokko, Koordinatoren Rezidente e Kombeve të Bashkuara në Kosovë znj. Ulrika Richardson (UNKT) , Ndihmës Përfaqësuesen Rezidente të UNDP-së në Kosovë znj. Valbona Bogujevci, dhe Zyrtarin për Zhvillim, Partneritet dhe Financat Zhvillimore z. Bashkim Isufi lidhur me diskutimin e çështjeve për rimëkëmbjen ekonomike sociale.

Ministrja Hajdari ka njoftuar për grupin punues qeveritar rreth përgatitjes së rimëkëmbjes ekonomike duke shtuar se edhe çështjet e mirëqenies sociale duhet të jenë pjesë e mbështetjes financiare, respektivisht ndihma për qytetarët të cilët janë prekur më së shumti si pasojë e pandemisë, të cilët nuk kanë të ardhura për familjet e tyre dhe jetojnë në kushte të rënda ekonomike.

UNDP ka shprehur mbështetjen e vazhdueshme për Ministren Hajdari dhe kanë pohuar se janë të gatshëm të ndihmojnë për të zhvilluar një plan sa më efektiv për mirëqenien sociale të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Duke qenë mirënjohëse Ministrja Hajdari ka propozuar që këto përpjekje të përbashkëta me UNDP, të koordinohen me Ministrinë e Shëndetsisë dhe Ministrinë e Financave dhe Transfereve.

Nga përfaqësuesit e UN dhe UNDP u njoftua, se kanë përgatitur një draft të planit dhe së shpejti do ta ndajnë me ministren, gjersa Ministrja Hajdari njoftoi se planifikohet një tryezë e rrumbullakët gjatë muajit Maj 2020 me të gjithë Donatoret aktiv në Kosovë për të shqyrtuar mundësitë e tyre për mbështetjen në programin socio-ekonomik i bazuar në analizat e gjertanishme nga partnerët ndërkombëtar dhe vendorë.

UNDP Kosovo ka uruar Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe të gjitha autoritetet, se si e kanë menaxhuar situatën me Covid-19, duke thënë se në mënyrë sistematike dhe strategjike kanë menduar për të mirën e qytetarëve.

Ministrja Hajdari ka falënderuar përfaqësuesit nga UNDP duke shprehur mirënjohje për bashkëpunimin e ngushtë dhe për gatishmërinë dhe përkrahjen që UNDP ka shprehur për qytetarët e Republikës së Kosovës në këtë kohë pandemie.

Post ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors