Sot, Ministrja Hajdari ka mbajtur takim të përbashkët me drejtorët e të gjitha agjencive të MEPTINIS, të cilët e njoftuan ministren për arritjet dhe sfidat e tyre para dhe gjatë pandemisë.
Gjatë takimit është diskutuar për arritjet që secili agjencion synon t’i arrijë gjatë vitit 2020, gjersa në të njëjtën kohë ministrja Hajdari i inkurajoi për komunikimin më të afërt në mes agjencive, përmes zhvillimit të projekteve të përbashkëta, që kontribuojnë në qeverisje të mirë, rritje ekonomike dhe punësim.
Ministrja Hajdari i inkurajoi të gjithë drejtorët e agjencive që të jenë sa më proaktiv në mbarëvajtjen e proceseve brenda MEPTINIS dhe të mbajnë komunikim të afërt e të ndërsjellë, për çdo konsultim dhe mbështetje të nevojshme për arritjen më të shpejtë të rezultateve. Të pranishëm në këtë takim ishin drejtorët e agjencioneve: Agjencia Kosovare e Standardizimit, Agjencia për Pronësi Industriale, Agjencia e Kosovës për Efiqiencë të Energjisë, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës, Drejtoria e Akreditimit të Kosovës, Inspektorati i Tregut, Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë, Agjencia e Metrologjisë së Kosovës, Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës, Inspektorati i Punës, Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës.
Në të njëjtën ditë, ministrja Hajdari takoi edhe drejtorët e të gjitha departamenteve në kuadër të MEPTINIS, ku diskutuan për të arriturat e secilit departament. Në takim u shqyrtuan edhe problemet dhe sfidat me të cilat janë duke u ballafaquar.
Ministrja Hajdari, i falënderoi të gjithë për punën e tyre duke i inkurajuar dhe udhëzuar që proceset politik-bërje dhe draftim të legjislacionit të jenë sa më shumë gjithëpërfshirëse në fushat për rritje ekonomike, punësim, tregti, industri, ndërmarrësi dhe investime strategjike në vendin tonë.


