Ministrja Hajdari mori pjesë në aktivitetin “Energji për Barazi”, organizuar nga MCC/MCA Kosovë

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, mori pjesë në aktivitetin “Energji për Barazi”, organizuar nga MCC/MCA Kosovë, që synon përfshirjen e bizneseve aktive dhe organizatave të shoqërisë civile në sektorin e energjisë, duke promovuar përfshirjen e grave dhe minoriteteve në këtë fushë.

Bizneset dhe OJQ-të do të kenë mundësi të aplikojnë për grante dhe çmime, ndërsa gratë e interesuara për të zhvilluar karrierë në sektorin e energjisë ftohen të aplikojnë për trajnime, mentorim, praktika profesionale dhe rrjete bashkëpunimi.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “JETA – Përshpejtimi i Tranzicionit të Drejtë dhe të Barabartë”, një nga tre projektet kryesore të Programit Compact, me vlerë prej 236.7 milionë dollarë, të nënshkruar më 28 korrik 2022 ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ky program përfaqëson investimin më të madh dhe inovativ të dekadave të fundit, duke krijuar bazat për tranzicionin e Kosovës drejt energjisë së gjelbër dhe duke kontribuar në sigurinë energjetike dhe transformimin socio-ekonomik të vendit.

Energji për Barazi” përqendrohet në rritjen e përfaqësimit të grave në sektorin e energjisë dhe sektorë të ngjashëm, përmes rrjetëzimit, mentorimit, trajnimeve, si dhe ndihmës teknike e granteve për punëdhënësit, duke sjellë një ndryshim të rëndësishëm në këtë sektor.

 

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors