Ministrja Hajdari mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të materialeve teknike për kërkim-shpëtim malor dhe nënshkrimit të marrëveshjeve për krijimin e stacioneve të kërkim-shpëtimit malor

Me ftesë të Ambasadorit të Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të materialeve teknike për kërkim-shpëtim malor dhe nënshkrimit të marrëveshjeve për krijimin e stacioneve të kërkim-shpëtimit malor, aktivitete këto në kuadër të projektit “NaturKosovo: pasuria natyrore dhe kulturore në Kosovë dhe zhvillimi i qëndrueshëm turistik i Via Dinarica”.

Pajisjet u morën në dorëzim nga përfaqësuesit e Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, që është degë e Federatës Bjeshkatare dhe e Ngjitjes Sportive të Kosovës.

Në vijim u nënshkruan marrëveshjet për krijimin e 3 stacioneve të kërkim-shpëtimit malor, me tri komunat Pejë, Junik dhe Deçan, të vendosura në mënyrë strategjike për rastet emergjente në afërsi të pikave të hyrjes në shtegun kosovar të Via Dinarica, e të cilat do të shërbejnë për ruajtjen e pajisjeve dhe si bazë logjistike për ekipet e shpëtimit.

Duke e falënderuar Qeverinë Italiane për mbështetjen, Ministrja Hajdari theksoi se këto marrëveshje do të ndikojnë në zhvillimin dhe përmirësimin e turizmit malor dhe aventurier në vendin tonë.

Mbështetja ndaj 3 komunave dhe Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës me pajisje kërkim-shpëtimi, do të ndihmojë në garantimin e sigurisë për të gjithë vizitorët dhe aventurierët që zgjedhin të eksplorojnë bukuritë e vendit tonë, u shpreh Ministrja Hajdari.

Poashtu, Ministrja tha se kjo përkrahje është jetike për të zhvilluar kapacitetet e Republikës së Kosovës për të mirëpritur turistët me standardet më të larta të sigurisë dhe për të promovuar Kosovën si një destinacion turistik të qëndrueshëm dhe të sigurt.

"NaturKosovo” është projekt i financuar nga Agjensia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim me përkrahjen e Ambasadës Italiane në Prishtinë, dhe realizohet nga Volontari nel MondoRTM dhe CELIM Milano, në bashkëpunim me Klubin Alpin Italian, Korpusin Kombëtar Italian të Kërkim-Shpëtimit Malor dhe Speleologjik, Shoqatën Italiane për Turizëm të Përgjegjshëm dhe Fondacionin Utalaya.

 

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors