Ministrja Hajdari mori pjesë në Ditën e Konkurrencës

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, ka organizuar për herë të parë Ditën e Konkurrencës, ku e pranishme ishte edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Të pranishëm në këtë konferencë ishin edhe përfaqësues të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, të cilët mbështesin Autoritetin e Konkurrencës, përfaqësues të Autoriteteve të Konkurrencës nga shtete tjera e poashtu edhe përfaqësues të bizneseve në Kosovë.

E para e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se konkurrenca e drejtë dhe tregtia e lirë janë themeli i funksionimit tonë institucional, duke shtuar se bizneset konceptohen si partner të zhvillimit të përgjithshëm kolektiv, të forcimit të shtetësisë dhe kultivimit të një tregtie të lirë e me konkurrencë vitale.

Krahas politikave ekonomike e industriale, ministrja Hajdari përmendi edhe Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës, të hartuar nga MINT, vitin e kaluar.

Ky ligj përcakton rregullat dhe masat për mbrojtjen e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg, kompetencat dhe organizimin e Autoritetit të Konkurrencës të Republikës së Kosovës, si dhe procedurat për zbatimin e këtij ligji.

Liberalizimi i tregut dhe krijimi i mundësive për hyrje të lirë në treg, rritja e produktivitetit si dhe e konkurrencës janë objektiva me rëndësi për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të shtetit, shtoi ministrja.

Qeveria e Republikës së Kosovës, është duke reflektuar politika të favorshme tregtare, duke garantuar konkurrencë të drejtë e lojale në treg, duke garantuar të drejtë të pacenueshme për të gjithë konsumatorët, e duke eliminuar çdo praktikë informale në treg, sepse vetëm kështu ne ndërtojmë një ambient të barabartë për të gjithë palët e përfshira në tregun tonë, ka theksuar ministrja Rozeta Hajdari.

 

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors