Angazhimi i tyre i palëkundur ndaj punës, kreativitetit dhe cilësisë, e transformoi shpejt LONI DEKOR në një emër të njohur në industrinë e mobileve. Sot, me një ekip prej rreth 150 punonjësish LONI DEKOR vazhdon të evoluojë, duke sjellë teknologjitë e reja në vija të ndryshme të prodhimit – dhoma të gjumit, kuzhina, dyer të brendshme, tavolina dhe më shumë, me mision për të transformuar hapësirat në vepra arti elegante dhe funksionale dhe për të frymëzuar gjeneratën e ardhshme të përsosmërisë në dizajn.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), gjatë këtij mandati qeverisës ka dhjetëfishuar mbështetjen financiare ndaj ndërmarrjeve vendore me potencial për eksport, krahas progresit me reforma të shumëpritura dhe të guximshme, për përmirësimin e ambientit për të bërit biznes të drejtë, të adaptueshëm e konkurrues dhe për nxitjen e mbrojtjen investimeve të përgjegjshme dhe të qëndrueshme.
Me reformën dhe investimet kapitale nga MINT, po i shndërrojmë të gjitha zonat ekonomike të themeluara në komunat e Kosovës, në 12 parqe efektive industriale dhe teknologjike, me synim për tërheqjen e investimeve në industrinë vendore dhe nxitjen e inovacionit, për zhvillim të qëndrueshëm në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.


Kosova ka përjetuar rritjen ekonomike më të lartë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe është pozicionuar mirë, si një destinacion i ri, më konkurrues dhe tërheqës për investime direkte vendore e ndërkombëtare.
Progresi ekonomik gjatë viteve 2021-2024, përfshin:

















