Ministrja Hajdari mori pjesë në mbledhjen e gjashtë të Këshillit Ministror për Integrim Evropian

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari mori pjesë në mbledhjen e gjashtë të Këshillit Ministror për Integrim Evropian, ku u diskutua mbi Agjendën e Reformave në kuadër të Planit të Rritjes të BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe reformat kyçe të Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028.

Mbledhja u kryesua nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ndërsa pjesëmarrës ishin edhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe ministra, drejtues e udhëheqës të institucioneve e dikastereve relevante.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë është një nga ministritë me pjesëmarrje dhe kontribut të lartë në zbatimin e reformave në kuadër të Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028, si një proces kyç për përparimin dhe integrimin e vendit në strukturat evropiane.

Ministrja Hajdari njoftoi për progresin e arritur në zbatim të masave në kuadër të shtatë kapitujve të Acquis Communitare të planifikuara për vitin 2024, përfshirë politikat dhe reformat legjislative si në vijim:

Lëvizja e lirë e mallrave;

E drejta e themelimit të kompanive dhe liria e ofrimit të shërbimeve;

E drejta e kompanive;

E drejta e pronësisë intelektuale;

Politikat e ndërmarrjeve dhe ato të industrisë;

Mbrojtja e konsumatorit dhe e shëndetit;

Marrëdhëniet ndërkombëtare ekonomike.

Disa prej masave tashmë janë realizuar, ndërsa në proces të realizimit me prioritet

janë edhe masat tjera për realizim brenda afateve të caktuara gjatë këtij viti.

Gjersa në javën e kaluar, Bashkimi Evropian ka aprovuar Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, Kosova është ftuar të prezantojë Agjendën e Reformave, e cila fokusohet në masa socio-ekonomike që stimulojnë zhvillimin dhe konvergjencën me BE-në.

Pas disa muaj negociata në mes Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian janë identifikuar rreth 30 reforma dhe mbi 100 aktivitete konkrete të shpërndara në 5 fusha e të cilat janë:

 

Qeverisja, reforma e administratës publike dhe menaxhimi i financave publike,

Tranzicioni i gjelbër dhe ai digjital,

Zhvillimi i sektorit privat dhe mjedisi afarist,

Kapitali njerëzor dhe

Bazat e anëtarësimit në BE / Sundimi i ligjit.

Ministrja Hajdari, u zotua për zbatimin e reformave dhe aktiviteteve të dakorduara për zhvillimin e sektorit privat dhe mjedisit afarist.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors