Ministrja Hajdari mori pjesë në panairin ndërkombëtar EXPOKOS

Nën Patronatin e Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës u bë hapja e edicionit të 21-të të panairit ndërkombëtar EXPOKOS, i cili i dedikohet sektorëve të Ndërtimit, Energjisë, Makinerisë, Mbrojtjes dhe Sigurisë.

Në këtë ngjarje, që i dedikohet ndërtimit, energjetikës, teknologjisë dhe patundshmërisë, morën pjesë Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Kryetari i Dhomës Ekonomike të Britanisë në Kosovë, Mariano A. Davies, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe përfaqësues të tjerë nga ambasadat e rajonit dhe ato ndërkombëtare.

Ministrja Hajdari theksoi se Kosova është një shtet i sigurt sidomos tani pas krizës së COVID-19 dhe ndryshimeve gjeopolitike, ku përpos rritjes ekonomike dhe përparësive për investime, ka rritje të lartë të demokracisë dhe sigurisë së investimeve.

Në këtë kontekst, Ministrja Hajdari tha se Republika e Kosovës, falë parimeve të qeverisjes së mirë, përparësive konkurruese për ‘nearshoring’, renditet e para në rajon me rritje në raportet e ndryshme ndërkombëtare, të cilat vlerësojnë demokratizimin e vendit, sundimin e rendit dhe ligjit dhe të drejtat dhe liritë e njeriut.

“Të gjithë këta tregues pozitiv për imazhin e shtetit tonë, janë mesazh i mirë për çdo investitorë për të investuar në Kosovë”, shtoi Ministrja Hajdari.

Në Panairin e Ballkanit Perëndimor – EXPOKOS, i cili është i njohur si “Porta e Ballkanit”, i cili po mbahet më 25 & 26 maj 2022, po marrin pjesë 21 kompani prodhuese vendore dhe ndërkombëtare të sektorëve të ndryshëm.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors