Ministrja Hajdari në hapjen e panairit “Gratë në Biznes”, premton mbështetje të vazhdueshme për fuqizimin e grave

Në sheshin Zahir Pajaziti, në Prishtinë, është hapur panairi tre ditor “Gratë në Biznes”, organizuar nga Ministria e  Industrisë, Ndërmarrësisë  dhe Tregtisë, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë – KIESA.

Me rastin e hapjes së panairit, ministrja Rozeta Hajdari, vizitoi shtandet e grave ndërmarrëse dhe zhvilloi biseda për punën dhe sfidat e tyre me secilën nga to.

Gjatë fjalës së saj në hapje të këtij panairi, ministrja Hajdari theksoi se ndihet krenare me gratë ndërmarrëse si shtyllë  e shoqërisë sonë që rrisin punësimin e vajzave dhe grave, prandaj edhe po iu ofrohet përkrahje me aktivitete e programe të cilat mundësojnë perspektivë më të mirë për gratë ndërmarrëse në Republikën tonë.

Ministrja Hajdari, i njoftoi gratë ndërmarrëse për qëllimet e MINT në përkrahjen e grave në biznes, përmes planeve dhe instrumenteve të dizajnuara për zhvillim industrial të turizmit dhe artizanateve në shoqërinë tonë.

Ajo përmendi edhe procesin e draftimit të Ligjit Për Artizanatet, përmes të cilit do të ofrohet më shumë përkrahje për gra dhe vajza të angazhuara në punëtori të ndryshme të artizanateve në vendin tonë.

Ministrja njoftoi po ashtu edhe për skemat përkrahëse për rreth 200 NVM, me përparësi në pikë shtesë për aplikueset gra, duke theksuar se në secilën skemë të zbatuar gjatë këtij mandati janë përfituese mesatarisht 40% gra.

Panairi “Gratë në Biznes“ përfshin veshjet kombëtare, punime dore, ushqime tradicionale, etj. synon promovimin e produkteve dhe shërbimeve që ofrohen nga kjo kategori e bizneseve, në mënyrë që të ruhet kultura dhe traditat tona.

Panairi ka për qëllim që të promovojë produktet dhe shërbimet e grave ndërmarrëse, dhe t’iu krijojë atyre mundësi të reja në rrjetëzim dhe qasje në tregje të reja.

Panairi do të jetë i hapur deri me 15 korrik 2023.

 

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors