Ceremonia qendrore për nder të ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, është paraprirë nga forumi biznesit ku Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhillimit Rural, Faton Peci, përfaqësuesit e KIESA-s dhe Odes Ekonomike të Kosovës (OEK), para të pranishmeve kanë folur për klimën e investimeve dhe mundësitë e të bërit biznes në Kosovë.
Ministrja Hajdari duke ju drejtuar të pranishmeve në këtë forum, përfaqësuesve të institucioneve të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Odave Ekonomike dhe përfaqësuesve të vendeve pjesëmarrëse në “Expo 2020 Dubai”, ka promovuar klimën e përshtatshme biznesore, mundësitë e shkëlqyeshme që ofron Kosova për investimet e huaja, potencialet ekonomike, reformat në shërbim të qeverisjes se mirë, të rëndësishme në garantimin e suksesit të një investitori.
Në vazhdën e prezantimit, Ministrja Hajdari prezantoi përparësitë konkurruese që ka Kosova si destinacion investimi për afaristët e huaj, që përfshijnë: Euro valuta zyrtare, legjislacioni në pajtueshmëri me legjislacionin e BE-së, sistemi i thjeshtë dhe i favorshëm tatimor, sistemi bankar stabil, popullata e re si një forcë pune e mirë-arsimuar dhe shumë gjuhë folëse, lokacioni gjeografik me infrastrukturë të zhvilluar rrugore, digjitale dhe qasje të afërt në portet detare, etj.
Përparësitë konkurruese dhe përshkrimi i industrisë së Kosovës u elaboruan më shumë nga kolegët qeveritarë, nga Faton Peci,Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, nga Zef Dedaj, U.D i Kryeshefit Egzekutiv për KIESA dhe nga Muela Ibrahimi, përfaqësuese e Odës Ekonomike të Kosovës.
Së fundi, Emiratet e Bashkuara Arabe hapën rrugën e lidhjeve ekonomike në aspektin e bashkëpunimit ekonomik dhe u dakorduan në themelimin komitetit të përbashkët ekonomik për më shumë shkëmbime ekonomike krahas marrëdhënieve të mira politike.



