Ministrja Hajdari prezantoi Projektligjin për Regjistrin e Pronarëve Përfitues para Komisionit Parlamentar për Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, prezantoi dje Projektligjin për Regjistrin e Pronarëve Përfitues, para Komisionit Parlamentar për Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

Ministrja Hajdari, para Komisionit tha se, Projektligji për Regjistrin e Pronarëve Përfitues ka për qëllim krijimin, funksionimin, administrimin e regjistrit të pronarëve përfitues, përcaktimin e obligimeve të personave fizik dhe subjekteve të detyruar të cilët regjistrojnë informacionin e pronësisë përfituese në regjistër dhe ngritjes së transparencës së pronësisë përfituese, si dhe përcaktimin e masave ndëshkuese në rast të mosrespektimit të dispozitave të këtij ligji.

Ajo theksoi se përmes krijimit të regjistrit të pronarëve përfitues do të arrihet rritja e transparencës së pronësisë përfituese si dhe identifikimi i pronarëve përfitues, me qëllim që të dekurajohen personat juridik dhe marrëveshjet ligjore potenciale të ardhshme të cilët kanë si qëllim fshehjen e identitetit të individit dhe kryerjen e veprimtarive të paligjshme në Kosovë.

Duke e kërkuar përkrahjen e deputetëve të pranishëm, Ministrja tha se me miratimin e këtij Projektligji do të mundësohet rregullimi i një fushe tejet të rëndësishme, përmes së cilës koornizë ligjore, Republika e Kosovës do t’i bashkohet grupit të shteteve të cilat zbatojnë standardet e larta për transparencën e pronësisë përfituese dhe luftimin e krimeve ekonomike.

Ky ligj është pjesërisht në përputhje me Direktivën e Bashkimit Evropian 2015/849 e plotësuar dhe ndryshuar nga Direktiva e Bashkimit Evropian 2018/843 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit Evropian, të datës 30 maj 2018.

 

Post ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors