Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari priti në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, të cilin e uroi përzemërsisht për detyrën e re.
Gjatë bashkëbisedimit u shpreh vullneti i plotë e i dyanshëm për forcim të bashkëpunimit në mes dy vendeve tona, në rrugën e përbashkët të përparimit dhe zhvillimit për integrim në proceset euroatlantike.
Ministrja Hajdari dhe Ambasadori Malaj, reflektuan mbi marrëveshjet bilaterale në mes Kosovës dhe Shqipërisë për lehtësirat tregtare, fushën e turizmit dhe shumë çështje tjera që prekin interesin e përbashkët ekonomik e kombëtar.





