Ministrja Hajdari priti në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, priti në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier dhe Zyrtaren për Ekonomi dhe Tregti, Valerie Tucker.

Fillimisht, Ministrja Hajdari i uroi mirëseardhje Ambasadorit Hovenier dhe i dëshiroi suksese në misionin diplomatik në Kosovë. Njëkohësisht, Ministrja Hajdari falënderoi SHBA-të për partneritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës.

Ministrja Rozeta Hajdari e njoftoi Ambasadorin Hovenier mbi objektivat e ministrisë që drejton, lidhur me zhvillimin e industrisë, inovacionit, ndërmarrësisë, turizmit, si dhe tërheqjen e investimeve, me qëllim të rritjes së punësimit dhe përmirësimit të bilancit tregtar me bazë në parimet e përgjegjësisë, llogaridhënies, transparencës, barazisë dhe gjithëpërfshirjes.

Ambasadori Hovenier konfirmoi mbështetjen e plotë të SHBA-ve, me fokus të veçantë, subjektivitetin e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, rritjen ekonomike dhe qeverisjen e mirë.

Palët vlerësuan bashkëpunimin në mes dy vendeve mike dhe ritheksuan gatishmërinë për intensifikim të bashkëpunimit në fushat që mbështesin zhvillimin ekonomik dhe integrimin euroatlantik të Republikës së Kosovës.

Post ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors