Ministrja Hajdari priti në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, priti në takim Ambasadorin e Suedisë në Kosovë Jonas Westerlund.

Temë e diskutimit ishte forcimi i bashkëpunimit ekonomik ndërmjet vendeve, përkatësisht përafrimi dhe njohja ndërmjet kompanive suedeze dhe atyre kosovare, me fokus të veçantë investimet.

Ministrja Hajdari, e njoftoi Ambasadorin Westerlund me plotësimin e kornizës legjislative në favor të përmirësimit të ambientit të të bërit biznes në Republikën e Kosovës, në përputhje me direktivat e Bashkimit Evropian e po ashtu edhe me strategjitë e hartuara për Politikën Industriale dhe Strategjinë e Turizmit.

Ambasadori Westerlund, e vlerësoi si bazë të mirë plotësimin e kornizës legjislative, të prezantuar nga ministrja Hajdari dhe shprehu mbështetjen  për të forcuar marrëdhëniet ekonomike ndërmjet dy vendeve, me qëllim që bizneset kosovare dhe suedeze të krijojnë mundësi reale dhe praktike të bashkëpunimit.

Post ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors