Ministrja Hajdari priti në takim njoftues udhëheqësin e ri të Departamentit për Bashkëpunim në Ambasadën Gjermane, Daniel Alker

Ministrja Hajdari i uroi mirëseardhje z. Alker dhe e njoftoi me strukturën organizative të mandatit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, me progresin e arritur në avancimin e politikave dhe reformave për përmirësimin e ambientit për të bërit biznes, nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve, mbrojtjen e konkurrencës, fuqizimin e mbrojtjes së pronësisë industriale, turizmin e qëndrueshëm dhe zhvillimin e inovacionit dhe ndërmarrësisë.

Në bashkëbisedim me z. Alker, Ministrja Hajdari shpalosi objektivat kryesore dhe programet mbështetëse për bizneset në kuadër të Strategjisë për Zhvillim Industrial dhe Mbështetje të Biznesit, si dhe Strategjisë së Turizmit 2030, duke përfshirë edhe programet për zhvillimin e inovacionit dhe ndërmarrësisë në vendin tonë.Ajo shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë Gjermane për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në Kosovë.

Z. Alker shprehu gatishmërinë e plotë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Gjermanisë, ndërsa njoftoi për programet dhe projektet e bashkëpunimit zhvillimor në Kosovë, të financuara nga Gjermania, në tri shtylla kryesore:

– zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik – trajnimi dhe punësimi;

– klima dhe energjia – tranzicioni i drejtë;

– shoqëritë paqësore dhe gjithëpërfshirëse.

Gjermania vazhdon të mbetet një partner i fortë i Kosovës për zhvillimin e qëndrueshëm dhe integrimin euroatlantik.

 

Post ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors