Gjatë këtij takimi, z, Kowalik prezantoi profilin e kompanisë gjermane SECONTEC dhe shprehi interesimin për investime në zhvillimin e teknologjisë në industrinë e mbikëqyrjes në Republikën e Kosovës.
Ministrja Hajdari paraqiti kornizën legjislative të miratuar gjatë viteve të fundit dhe përparësitë për investitorët e huaj në ambientin e favorshëm për të bërit biznes në Kosovë, përmes të cilave ofrohet mbështetje dhe kujdes për investitorët vendor dhe të huaj, me lehtësirat e krijuara për investime në vendin tonë.
Pas shkëmbimit të ideve interesante gjatë këtij takimi, z. Kowalik shprehu zotimin e tij për hapat e ardhshëm në vlerësimin e krijimit të një Qendre Operative në vendin tonë, në fushën e video – mbikëqyrjes në distancë.
SECONTEC është një nga kompanitë lider në fushën e video – mbikëqyrjes në distancë, me përdorimin e vazhdueshëm të inteligjencës artificiale (AI) në identifikimin dhe filtrimin e alarmeve.
Falë kësaj njohurie dixhitale, SECONTEC është lideri i teknologjisë në Gjermani në industrinë e mbikëqyrjes.


