Ministrja Hajdari priti në takim përfaqësuesit e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP)

Në mbështetje për industritë kreative në Kosovë, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, bashkë me zv.ministrin z. Mentor Arifaj dhe drejtoren e Departamentit të Industrisë, znj. Valbonë Dushi, pritën në takim përfaqësuesit e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), z.Nuno Queirós, Perfaqësues Rezident për UNDP me koleget znj. Valbona Bogujevci, Ndihmës Përfaqësuese Rezidente dhe Koordinatore e Programit, znj. Enisa Serhati, Menaxhere e Portfolios për Rritje Gjithëpërfshirëse dhe Qëndrueshmëri ndaj Klimës dhe Mimozë Veliu, Menaxhere e Projektit ‘’Creative Industries Kosova’’ i financuar nga Qeveria e Luksemburgut.

Gjatë takimit përfaqësuesit e UNDP-së prezantuan projektin ‘’Creative Industries Kosova’’ që ka për qëllim të kontribuojë në zhvillimin e një mjedisi të favorshëm për rritjen e ekonomisë kreative duke promovuar kreativitetin, inovacionin dhe ndërmarrësinë si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. 

Ministrja Rozeta Hajdari, duke iu uruar fillim të mbarë ekipit të UNDP-së në zbatim të projektit ‘’Industritë Kreative në Kosovë’’ ​në bashkëpunim me MINT, tha se industritë kreative të Kosovës kanë shumë potencial për rritje ekonomike, krijimin e vendeve të punës, përmirësimin e mirëqenies dhe fuqizimin e grave.

Ajo shtoi se potenciali i industrive kreative është theksuar si një nga sektorët prioritar në Strategjinë e Specializimit të Mençur dhe do të mbështetet tutje përmes instrumenteve dhe masave qeveritare për zhvillim të inovacionit dhe ndërmarrësisë.

 

 

 

Post ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors