Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e falënderoi diplomatin Yamanaka për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë në procesin e shtetndërtimit të Republikës së Kosovës.
Njëkohësisht, Ministrja Hajdari e informoi për prioritetet e ministrisë lidhur me zhvillimin e industrisë, inovacionit, ndërmarrësisë, tregtisë dhe turizmit si dhe për avantazhet konkurruese “nearshoring – me afër bregut” për investime në Republikën e Kosovës.
Diplomati Yamanaka konfirmoi bashkëpunimin në projekte të ndryshme bilaterale dhe interesimin e Japonisë për investime në sektorë të ndryshëm te industrisë primare, sekondare dhe terciare.
Palët vlerësuan bashkëpunimin në mes dy vendeve mike dhe ritheksuan gatishmërinë për intensifikim të bashkëpunimit në fushat që mbështesin zhvillimin ekonomik dhe integrimin euroatlantik të Republikës së Kosovës.
