Ministrja Hajdari takoi presidentin e Federatës së Odave Ekonomike të Izraelit, Uriel Lynn

Gjatë qëndrimit zyrtar në Izrael, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj.Rozeta Hajdari, në vazhdën e takimeve që po zhvillon atje, është pritur nga presidenti i Federatës së Odave Ekonomike të Izraelit, z.Uriel Lynn, dhe z. Roy Roznek, anëtar i presidencës së Federatës.

Takimi u zhvillua me diskutime të frytshme dhe me interesim të dyanshëm për shkëmbim të përvojave ndërmjet bizneseve kosovare dhe atyre izraelite.

Përfaqësuesit e Federatës së Odave Ekonomike të Izraelit, mirëpriten informacionet e prezantuara nga pala kosovare lidhur me ambientin e të bërit biznes në Kosovë, avantazhet që ka dhe sigurinë që ofron vendi ynë për investitorët e huaj.

Palët u dakorduan që të thellojnë bashkëpunimin ekonomik ndërmjet të dyja vendeve e poashtu të nisin iniciativat për organizimin e takimeve B2B të bizneseve kosovare dhe izraelite.

 

 

Post ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors