Ministrja Hajdari u takua me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Mirela Kumbaro Furxhi

Zhvillimi dhe promovimi i turizmit ishte tema kyçe e takimit, me ç ‘rast Ministret u pajtuan që të vazhdojnë angazhimin për të ofruar një treg të përbashkët duke krijuar fushata të përbashkëta, panaire, dhe oferta të përbashkëta turistike për promovimin e Kosovës dhe Shqipërisë si një destinacion tërheqës për turistët ndërkombëtarë.

Ministrja Hajdari dhe Ministrja Kumbaro, diskutuan edhe për nevojën e lansimit sa më të shpejtë të Platformës Digjitale të përbashkët, përmes të cilës do të promovohen e prezantohen atraksionet e destinacionet turistike të Kosovës dhe Shqipërisë në një ofertë të vetme.

 

 

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors