Ministrja Hykmete Bajrami, mori pjesë në prezantimin “Indikator matës i tendencës në biznes: Tremujori i dytë i vitit 2016’, të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës

Në fjalën e saj, ministrja Bajrami, falënderoi Odën Ekonomike të Kosovës për publikimin e raportit të katërmbëdhjetë kuartal i cili flet për klimën e biznesit në Kosovë.

Ajo tha se kjo analizë vjen prej një mostre prej 400 bizneseve, që është analizë shumë profesionale, dhe më gëzon fakti, vazhdoi ajo, se sot kemi indikacione shumë pozitive nga bizneset, dhe këto analiza janë shumë të nevojshme qofshin pozitive apo negative sepse përmes tyre mund të dimë se ku jemi, në vizoi ajo. Znj. Bajrami theksoi se ambienti i biznesit nuk mund të jetë përgjegjësi e një ministrie, ku prej 10 indikatorëve që mat Banka Botërore, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është përgjegjës vetëm për dy indikatorë. Kjo do të thotë se të gjithë duhet të kontribuojnë në përmirësimin e ambientit të biznesit, sepse në të kundërtën, duke mos punuar në përmirësim ato institucione mund të shkaktojnë barriera që mund të ndikonin në nxjerrjen e statistikave negative, theksoi ajo. Ministrja Bajrami konfirmoi se ka ndodhur përmirësim i klimës së bizneseve në Kosovë, dhe kemi të dhëna zyrtare nga Agjencia e Regjistrimit të Biznesit, se në gjashtëmujorin e parë të këtij viti në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është rritur numri i bizneseve të regjistruara për 10%. Ajo çka është tepër e rëndësishme, është se ka ndryshuar struktura e bizneseve, ku për 106% është rritur numri i shoqërive më përgjegjësi të kufizuar (SHPK). Po ashtu, në krahasim me periudhën e njëjtë kemi pasur rritje të numrit të kompanive me pronar të huaj për 36 %, si dhe i atyre me pronare femra për 31%, tha ajo. Më tej znj. Bajrami shtoi se ne si Ministri e Tregtisë dhe Industrisë jemi angazhuar në promovimin e prodhuesve tonë qoftë jashtë vendit qoftë brenda vendit, edhe përmes pjesëmarrjes në panaire, organizimit të konferencave dhe forumeve të ndryshme. “Ne si Qeveri jemi në dijeni për problemet që hasin bizneset, mirëpo jemi në rrugë të përmirësimit të tyre, tha ministrja, e cila shtoi se vitin e kaluar kemi zgjedhur të gjitha çështjet tregtare që i kemi pasur me Shqipërinë duke bërë që të ndryshohen edhe ligje në mënyrë që produktet tona të kenë qasje në tregun e Shqipërisë. Ministrja potencoi se tash pas hyrjes në fuqi të MSA-së, kemi rritje të fluksit të kompanive që kërkojnë të investojnë në Kosovë, dhe ne në MTI kemi takime të shpeshta me ta në baza ditore, tha ajo.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors