Ministrja Hykmete Bajrami priti në takim kryetaren e rrjetit të bizneseve të diasporës në Suedi, znj. Saranda Iseni dhe drejtoreshën e Shoqatës Afariste të Gruas “SHE ERA”, znj. Mirlinda Kusari-Purrini

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, znj. Hykmete Bajrami, priti sot në takim kryetaren e rrjetit të bizneseve të diasporës në Suedi, znj. Saranda Iseni dhe drejtoreshën e Shoqatës Afariste të Gruas “ SHE ERA” znj. Mirlinda Kusari-Purrini.

Në bashkëbisedim me Kryetaren Iseni dhe znj. Kusari-Purrini ministrja Bajrami, informoi ato për mundësitë dhe lehtësirat në fushën e investimeve në Republikën e Kosovës, si dhe për gatishmërinë e institucioneve që të ofrojnë të gjitha parakushtet e nevojshme për investime të huaja dhe vendore Kryetarja Iseni dhe znj. Kusari-Purrini e falënderuan Ministren Bajrami për mikpritjen dhe interesimin, që të thëllohet bashkëpunimi me diasporën, si dhe të shihet se si mund të vihet në funksion potenciali investues i rrjetit të bizneseve të diasporës në Suedi. Kryetarja Iseni, theksoi se do të ishte me shumë interes, pjesëmarrja e ministres Bajrami në Forumin Ekonomik që rrjeti i bizneseve të diasporës planifikon ta organizojë gjatë këtij viti në Suedi, ku do ishte mundësia me e mirë për t'i informuar drejtpërdrejt bizneset e Suedisë lidhur me mundësitë dhe kushtet qe ofron Republika e Kosovës për investime. Ministrja Bajrami dhe Kryetarja Iseni u dakorduan që puna në lidhje me thellimin e bashkëpunimit të vazhdojë edhe në nivel teknik.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors