Ministrja Hykmete Bajrami vizitoi bizneset në panairin “Prishtina 2016”

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, vizitoi sot panairin “Prishtina 2016” i cili po mbahet këto ditë në Prishtinë, në organizim të Odës Ekonomike të Kosovës.

Zonja Bajrami u shpreh e kënaqur me prezantimin e kompanive pjesëmarrëse në panair dhe u zotua para tyre se Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë procesin e reformave me qëllim të lehtësimit të punës së bizneseve dhe krijimit të një ambienti sa më të përshtatshëm për të bërit biznes në vendin tonë. Ajo tha poashtu se Qeveria e vendit ka mbështetur dhe do të vazhdojë të përkrahë promovimin e kompanive dhe produkteve kosovare jo vetëm në tregun e Kosovës por edhe në tregjet e rajonit dhe ato të Bashkimit Evropian, sidomos tash me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors