Prishtinë,
25/03/2026
Gjatë vizitës u theksua se Parku Industrial është një projekt i rëndësishëm që nga viti 2022, por që ka stagnuar për një periudhë të gjatë. Megjithatë, u vlerësua si inkurajues interesi i madh i bizneseve për të investuar dhe zhvilluar aktivitetin e tyre në këtë hapësirë prej 29 hektarësh, ku tashmë janë përfunduar edhe shpronësimet.
Sipas ministres, ky projekt nuk është vetëm një investim në infrastrukturë, por një mundësi konkrete për forcimin e prodhimit vendor dhe ndërtimin e një ekonomie më të qëndrueshme.
Ajo theksoi se institucionet janë të përkushtuara që Parku Industrial të zhvillohet mbi parimet e tranzicionit të gjelbër, duke zbatuar politika të qëndrueshme dhe standarde të Bashkimit Evropian, qasje që rrit cilësinë dhe konkurrueshmërinë e prodhimit vendor dhe hap rrugë për përfitimin e fondeve të Bashkimit Evropian.
Në fund, ministrja u shpreh se projekti do të shtyhet fuqishëm përpara dhe, me angazhim konkret dhe vizion të qartë, kjo hapësirë do të kthehet në një motor zhvillimi ekonomik dhe mbështetje për bizneset vendore.









